Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e autostradës Mamurras–Fushë Krujë ku si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i makinës.
Shoferi ka humbur kontrollin e makinës së tipit “Benz” dhe doli nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues.
Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i automjetit humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Traumës në kryeqytetit.