-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Andi Bejtja: Post Kurti-Vuçiç: Të gjithë në folenë e vet

Kryesoret

E ashtuqujtuara marrëveshje prej 11 pikash për normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi edhe mund të firmoset brenda dy tre javëve, edhe mund të mos firmoset kurrë.

Do të ketë juristë të kualifikuar që do gjejnë më shumë anë positive, por edhe e kundërta. Do të ketë shumë syresh që do të gjejnë më pak rreziqe apo edhe më shumë. Edhe po u firmos, mund të duhen edhe një muaj për t’u implentuar, por edhe dekada.

Ajo që ndodhi dje politikisht është se Albin Kurti me verbin dhe strategjinë e vet i la të gjithë aktorët politikë nga opozita kosovare, deri të Vuçiç e sidomos Rama në folenë e vet, por në të njëjtën kohë duke e bërë më të sigurtë e më të ngrohtë folenë e Kosovës, sepse për herë të parë në këto dekada Serbia do të jetë e detyruar, gjithmonë nëse kjo marrëveshje firmoset, të respektojë Kosovën si shtet me të gjitha simbolet respektive të saj.

Foleja e Kosovës nga sot as nuk diskutohet që është më e mbrojtur, më e sigurtë, më komforte se dje edhe pse brenda saj ka vazo me farë serbe, (zajednica) që nesër mund të bëhen dhe pemë, por sot Kosova është më mirë se dje në të gjitha kuptimet.

Unë nuk e di se si do të kishte reaguar Brukseli, Beogradi, opozita kosovare, por sidomos dhe Tirana, nëqoftëse fjalinë e Kurtit “se unë isha gati ta firmosja marrëveshjen, por Vuçiç hezitoi”, ta kishte shqiptuar Vuçiç në adresë të Kurtit…. “Djali plangprishës i Ballkanit”, “Kokëforti i Ballkanit”, i cili përveç të tjerave është edhe pengesa kryesore për Ballkanin e Hapur, për të cilin dyshja Vuçiç-Rama e kishin paralajmëruar Perëndimin dhe direkt dhe indirekt, dhe mbi tavolinë dhe nën tavolinë, jo vetëm do të shpallej non-grata, por të gjithë aktorët në fjalë, nuk do kishin kohë të bënin as statuse në Twitter e Facebook, do të dilnin nga foletë dhe do të mernin avionët sa në Bruksel, Prishtinë, Beograd e Tiranë, e Uashington….Kosova nuk do të kishte folenë e vet…

Dhe politikisht, Albini do të kishte në fole dhe Ramën brenda, gjithmonë me frikën se gjithçka mund të shembej nga mbipesha…

Ndërsa sot, secili ndodhet në folenë e vet, dhe Albini dhe Kosova, ndryshe nga dje, jo vetëm kanë zbukuruar folenë me simbolet kombëtare, janë të mbuluar dhe një batanije, duke qenë më ngrohtë dhe më komfortë, për të menduar më qetësisht si të implemntojnë me sa më sukses për vendin e tyre, marëveshjen e pafirmosur ende…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit