-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me qytetarët: Rama ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët e strukturave drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Rama dhe qeveria e tij miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë.

“Është kënaqësi, mirënjohje për ju, për pritjen kaq të ngrohtë, për punën e shkëlqyer, për vendosmërinë tuaj, për vazhdimin e këtij misioni, këtij revolucioni i cili është jetik për fatet tona, të shqiptarëve dhe për demokracinë shqiptare.

Sot jemi para një regjimi i cili ka humbur çdo legjitimitet të ekzistojë më tutje, për të cilin nuk më interesa qytetare, por interesa të pasurimit të tij dhe klaneve të tij. Vetëm dje Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në qytetin e Tiranës. Ka qëllim të vendosë qytetin, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij.

Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në atë troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit