-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta dhe Shehu reagojnë për aksidentin tragjik mes trenave në Greqi

Kryesoret

Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e rëndë në Greqi, ku deri tani 38 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave. Meta thotë se ai dhe Partia e Lirisë u shprehin ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike! Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve! Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan Meta.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas tragjedisë në Greqi, ku u përplasën dy trena. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Shehu ka shprehur keqardhjen për aksidentin, ku kanë humbur jetën 32 pasagjerë dhe 85 janë plagosur.

“Keqardhje e thelle për aksidentin hekurudhor ne Greqi. Fatkeqesisht ky aksident i rende afer Larissa i ka kushtuar jeten mbi 32 pasagjereve e plagosur dhjetra te tjere. Nje pjese e madhe jane studente. Ngushellimet me te sinqerta per jetet e humbura e sherim te shpejte per te demtuarit. Solidaritet te plote me shtetin grek ne te gjitha perpjekjet, qe po realizohen per te kontrolluar e kufizuar demtimet!”, ka shkruar Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit