Sot Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin nga avokati i Ervis Martinajt në lidhje me ngjarjen e ish-“Bllokut”, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato.
Martinaj kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2018 që e la atë në burg për ngjarjen në zonën e ish-Bllokut, por që më u lirua nga Gjykata e Tiranës me garanci pasurore.
Në përfundim të procesit në Apel bosi i basteve u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar por jo për vrasje të mbetur në tentativë.
Sot gjykata e Lartë e rrëzoi, por Martinaj prej 7 muajsh rezulton i zhdukur dhe njëkohësisht i shumëkërkuar nga SPAK.