Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se Dan Hutra që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera dje ishte patronazhist i socialistëve.
“Do të vijë dita që të mësojë edhe shqiptari i fundit se cfarë malli jeni ju. Pyetjet mund të ishin jo 13 por 130, ndaj edhe kërkoj me cdo kusht krijimin e komisionit, sikundër, vlerësoj aktin tuaj që ngrite parlamentin për të mbajtur zi për tre qytetarë, tre nëna dhe vajza, por theksoj se ai vrasës serial, ishte një patronazhist i juaj, informator i policisë juaj, ishte njeriu juaj që e liruar” tha ai.