-sidi education-spot_img
26.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviç: Beogradi nuk është konsultuar me BE-në për propozimin franko-gjerman

Kryesoret

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, deklaroi se Beogradi nuk është konsultuar me vendet e Bashkimit Evropian për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas Petkoviqit, ata nuk u pyetën nga zyrtarët evropianë për këtë plan.

“Ata nuk na pyetën asgjë për atë plan. Ne nuk morëm pjesë në diskutimet për krijimin e atij dokumenti. Ata duan të zgjidhin çështja e Kosovës në një mënyrë që u përshtatet atyre”, theksoi ai.

Lidhur me Asociacionin, sipas Petkoviqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron ta formojë, transmeton klankosova

“Para së gjithash, ai po e thotë këtë për të shmangur detyrimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, Prishtina për dhjetë vjet ka refuzuar formimin e Asociacionit, e cila është pengesë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit