-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama pas rihapjes së hetimeve për 21 Janarin: Për drejtësinë nuk është kurrë vonë!

Kryesoret

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas rihapjes së hetimeve për dosjen e 21 Janarit, ku mbetën të vdekur katër protestues gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe.

Sipas Ramës ky është një lajm i mirë, teksa përmendi edhe publikimin e audio-përgjimit të siguruar së fundmi e që është marrë në dorëzim nga SPAK, fakt që bindi drejtësinë ta rihapë këtë çështje, që prej vitesh është endur dyerve të gjykatave.

“Lajmi i mirë gjithsesi është se për drejtësinë nuk është kurrë vonë. Dhe pavarësisht se krimi makabër i 21 janarit s’ka pasur nevojë për prova të reja, me provat e reja të javëve të fundit, e sidomos me audioregjistrimin tronditës të publikuar ditët e fundit, moskthimi pa humbur më kohë i drejtësisë së re në vendin e krimit të 12 vjetëve më parë, do të ishte konfirmimi dramatik i nënshtrimit të saj ndaj inercisë së neveritshme të drejtësisë së vjetër. Dhëntë Zoti jo!”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Kryeministri Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit