-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhën steka cigaresh dhe para në një lokal, vihen në pranga dy 17-vjeçarë në Tropojë

Kryesoret

Tropojë/ Vodhën me thyerje 2 herë, në të njëjtin lokal, vihen në pranga dy 17-vjeçarë. Njëri nga të miturit u kap teksa drejtonte një automjet, pa leje drejtimi.

Si rezultat i punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan dy shtetas 17-vjeçarë, të dy banues në Tropojë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së shkuar dhe më datë 22.02.2023, kanë vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe steka me cigare, në një lokal në qytetin e Bajram Currit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit