Pas aksidentit tragjik ku u përplasën 2 trena në Larisa të Greqisë dhe humbën jetën 57 persona mes tyre edhe 6 shqiptarë kanë nisur protesta masive në qendër të Athinës.
Gjatë kësaj proteste situata agravoi deri në dhunë pasi protestuesit kanë shkaktuar incidente.
Thirrja fillestare u bë në orën 11:00 dhe me kalimin e kohës u duk se kishte një përgjigje nga qytetarët për tubimin dhe kanë shkaktuar incidente.
Policia raportoi për një grumbullim prej 10 mijë personash. Sipas tyre më shumë se 200 persona “hodhën mermerë, gurë dhe molotov ndaj forcave të policisë.
Sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë shkaktuar njëkohësisht dëme në objekte dhe automjete.
Nga sulmet në fjalë janë plagosur 7 policë. Siç shihet nga fotot dhe videot nga zona e Sintagmës, grupe personash me kapuç ishin në tubim të vendosur për ta destabilizuar atë pasi sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi dhe i vandalizuan.