Kosova nuk do të kërkojë anëtarësim në Kombet e Bashkuara pa pëlqimin e qartë të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Francës, Britanisë së Madhe, Amerikës, Rusisë dhe Kinës.
Kështu raporton media në Serbi, Nova, e cila ka publikuar dokument që thotë se është hartuar nga diplomatët që punojnë në udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes evropiane për Kosovën e Serbinë.
Sipas kësaj gazete, në këtë mënyrë po tentohet t’i gjendet zgjidhje kundërshtimit të Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, që interpretohet si njohje joformale e pavarësisë.
“Pëlqimi i Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare parashikohet në pikën 4 të projektmarrëveshjes dhe është kundërshtimi kryesor i vendit tonë.”, raportojme mediat serbe.