-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi i Apelit për vulën e PD, Hoxha-Braimllari te ‘5 Pyetjet’: Futemi në zgjedhje e fitojmë. Alibeaj s’ka kandidatë!

Kryesoret

Vendimi i Gjykatës së Apelit që e la vulën e PD në dorë të Enkelejd Alibeajt dhe mënyra se si opozita do të futet në zgjedhjet e 14 majit u debatuan sot mes të ftuarve në ‘5 Pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo.

Kandidati i dalë nga ‘Primaret’ e Berishës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë thonë se vendimi i gjykatës nuk do të ketë asnjë ndikim. Sipas tyre opozita do të futet në zgjedhje dhe do t’i fitojë ato.

“Qytetarët as nuk duan t’ia dinë se kë do të regjistrojë KQZ por duan të dëgjojnë alternativat dhe programin se si do të qeverisen për 4 vitet e ardhshme dhe si do të zgjidhen hallet e tyre. Partia Demokratike ka një Kuvend më 11 dhjetor 2021, ka një referendum që është shkarkuar Lulzim Basha, ka një proces zgjedhor ku u zgjodh Sali Berisha. Kemi një dorëheqje të Lulzim Basha dhe tragjikomedia është që në fletën e votimit do të figurojë Lulzim Basha në fletën e votimit, një njeri që ka dhënë dorëheqjen ose është një mashtrues publik. Nuk besoj se ka njeri këtu që nuk bie dakord se Berisha ka shumicën në Partinë Demokratike. PD padyshim që do të marrë pjesën në zgjedhje”, tha Indrit Hoxha.

Sipas tij Edi Rama kërkon që të marrë edhe bashkitë edhe këshillat sicc ndodhi me marrëveshjen me Bashën por s’ka shans. I pyetur për ofertën e Alibeajt Hoxha thotë se nuk ka njerëz ndaj është në kërkim të kandidatëve.

“Mbasi morën peng logon, tani kërkojnë kandidatët. Nëse Alibeaj nxjerr një kandidat në Vorë që plotëson të gjithë komisionerët që duhen, atëherë unë tërhiqem dhe do mbështes kandidatin e tij. Bëj deklaratë publike. Këto janë qëndrime nga tmerri që i ka kapur. Këta nuk gjejnë dot komisionerë o zotëri. E dini ju se i duhen 24 mijë komisionerë dhe vëshgyes në këto zgjedhje. Le ta marrin vulën dhe ta fusin atje ku nuk thuhet. Nuk i bën dërman vula atyre”, tha anëtari i Këshillit Kombëtar të ‘Rithemelimit’, Indrit Hoxha.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

“Edi Rama dhe Rilindja janë në panik. Po kërkojnë që me një vendim gjykate ta nxjerrin jashtë lojë opozitën. Por kot e kanë, sepse ne do të jemi aty në zgjedhje. Ne do të mbështesim të gjithë kandidatët e dalë nga ‘Primaret’. Sot e rëndësishme është që vendi ka nevojë për ndryshim, demontimin e një sistemi monist në këshillat bashkiakë. Ka një bashkim të energjive opozitare, pastaj çështja e regjistrimit është shumë e parëndësishme. Edi Rama është i pashpresë në këtë strategji. Për ne ai vendim i gjykatës nuk ka asnjë problem. Ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë”, tha Braimllari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit