Ish-kryemistri i Shqipërisë, Sali Berisha në takim e zhvilluar me mësuesit me rastin e 7 marsit u shpreh se numri i mësuesve është reduktuar në mënyrë të frikshme gjatë këtyre viteve.
“Kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit.
Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe se mësuesit në çdo vend të rajonit.
9 vite më parë ata kishin pagat më të larta në rajon. U bë një përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë moderne arsimore. U ndërtuan në një hark kohor 8-vjeccar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit.
U shtri interneti në çdo shkollë, u bënë përpjeke të mëdha për modernizimin e mësimdhënies. Shqipëria pati ngjitje vertikale në sistemin e Pizas.
Sigurisht që ishte larg pozicionit që do të donim, por ngjitja ishte vertikale dhe kjo ishte meritë e mësuesve tanë. Universitetet u shndërruan në universitete të dyerve të hapura për fëmijët e shqiptarëve,” u shpreh Berisha