Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg u shpreh se NATO do të vazhdojë që të garantojë sigurinë në Kosovë dhe u kërkoi dy palëve, Prishtinës dhe Beogradit që të tregojnë gatishmëri dhe qasje konstruktive për një marrëveshje finale, referuar planit franko-gjerman.
“Ne punojmë me BE-në në Kosovë. KFOR bën mbështetjen diplomatike të BE-së. ne vlerësojmë diskutimet në BE sa i takon marrëdhënieve.
NATO do të vazhdojë që të lehtësojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.Tani kemi një mundësi historike që mund të jetë me përfitim për të gjithë rajonin.
Ne mirëpresim qasjen konstruktive, të gjitha palët të tregojnë gatishmëri për marrëveshje, një zgjidhje përfundimtare. NATO është e pranishme në Kosovë, e marrim situatën shumë sigurisht dhe mbështesim dialogun” tha ai.
Por Presidenti Bajram Begaj këmbënguli te anëtarësimi i Kosovës në NATO. “Unë mendoj se veç prezencës së KFOR-it, forca e sigurisë së Kosovës do të ishte vlerë e shtuar e aleancës” tha ai.
Begaj takon Stoltenberg: Fusni Kosovën në NATO! Rusia po kërcënon Ballkanin