-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ivi Kaso: Rexh Byberi fundos Bashkinë e Tropojës në borxhe në prag të zgjedhjeve

Kryesoret

Partia Demokratike deklaron se kryebashkiaku Rexh Byberi fundos Bashkinë e Tropojë në borxhe në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Nga foltorja e selisë blu, Ivi Kaso i bëri thirrje organeve ligjzbatuese të ndërmarrin hapa konkrete për ndalimin e paligjshmërisë me abuzimet parazgjedhore.

“Situata që sa vjen e rëndohet, duke çuar në faliment total Bashkinë Tropojë, zanafillën e ka në vitin 2020, me rrugët pa rrugë të të dërguarit të Ramës në Tropojë, Rexh Byberi.
Për shembull:
1.Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore rurale, me fond limit 3.56 milion euro, parashikuar për t’u likujduar brenda vitit 2023, ka ende të pashlyera 1.83 milion euro.
2.Rikualifikimi Urban te Lagjia Partizani, me vlerë 560.000 euro, ka të pashlyer 504.000 euro.
-Detyrimet e pashlyera për energjinë elektrike, sipas të dhënave nga OSHEE, nga Janari 2020-Janar 2023: 505.000 euro.
-Detyrime në investime të trashëguara nga viti 2020-2023: 2.340.000 euro.
-Detyrimet nga vendimet gjyqësore të humbura nga bashkia Tropojë ndaj punonjësve të larguar padrejtësisht nga puna kapin vlerën mbi 170.000 euro.
-Detyrime në investime të vitit 2019, për 4 segmente rrugore, si dhe pjesa e bashkëfinancimit për objektet shkollore janë 600.000 euro, por nuk janë likujduar nga Bashka me arsyetimin “se ato nuk i kemi bërë ne”.
Siç shikohet ky detyrim ka tejkaluar mbi 1.5 herë buxhetin total që i akordohet bashkisë nga qeveria qendrore në vit. Kjo është një bashki e fundosur në borxhe, evidentuar edhe në raportin mbi statusin e vështirësisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore, publikuar nga Ministria e Financave” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit