-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Identifikohet shoferi i “AUDI-t” dhe dy prej të plagosurve të aksidentit te TEG-u!

Kryesoret

Dy vajza humbën jetën nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur këtë pasdite te mbikalimi i TEG-ut dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur. Mësohet se automjeti tip “Audi” drejtohej nga 24-vjeçari Klevis Rucaj.

I riu vinte me automjet nga autostrada e Farkës në drejtim të rreth rrotullimit ku edhe ka dalë nga rruga. Pasi ka thyer barrierat metalike, automjeti ka rënë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, duke goditur një makinë “Honda” me drejtues Qemal Kurti 60 vjeç.

24-vjeçari në timon me dy vajza! Si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë?

I plagosur rëndë ka mbetur Rucaj që drejtonte “Audin” gjendja të cilit sipas burimeve është kritike. Ndërsa dy vajzat që kanë humbur jetën udhëtonin në automjetin “Audi” të Klevis Rucaj, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tyre.

Po ashtu mësohet edhe identiteti i një prej të plagosurve që udhëtonin me automjetin “Honda”. Ajo është Alda Kurti 51 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër me inicialet O.K, 24 vjeç.

Me shpejtësi rrufe! Si fluturoi “Audi” luksoz nga mbikalimi në Tiranë? (Pamjet)

Të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Të vdekur
2 vajza te automjeti “Audi”, të paidentifikuara

Të plagosur
Klevis Rucaj, 24 vjeç, drejtues i “Audit”
Q.K, 60 vjeç, drejtues i “Honda”
Alda Kurti, 51 vjeçe, pasagjere te “Honda”
O.K, 24 vjeç, pasagjer te “Honda”

FOTO/ Barriera që çau “Audi A8” dhe fluturoi nga mbikalimi i Saukut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit