KQZ është mbledhur për të vendosur se cilën PD do të regjistrojë në zgjedhje të Sali Berishës apo Lulzim Bashës që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj. Seanca është ndërprerë 5 minuta pasi Indrit Sefa kërkoi një kopje të dokumentacionit që dorëzoi Berisha.
Debati në KQZ
Ilirjan Celibashi: Meqë sot që janë ulur edhe në vendet e tyre përfaqësuesit e zotit Sali Berisha si kërkues për regjistrimin e PD dhe të zotit Basha, po për regjistrimin e PD-së.
Endrit Sefa: Dokumentacioni është i rregullt i saktë. Dokumentacioni është marrë nga gjykata.
Ilirjan Celibashi: Ne kemi dy kërkesa. Një vjen nga Berisha dhe kërkon regjistrimin e PD-së si subjekt. Kemi edhe një kërkesë nga zoti Basha përmes përfaqësuesit të tij, që jeni ju, ku kërkohet regjistrimi i PD-së. Jemi në procesin e shqyrtimit.
Në këtë shqyrtim do të vlerësojmë kush e ka tagrin, Sali Berisha apo tagër i zotit Basha si kryetar i PD-së nëse është kështu. Nuk po vendosim tani asgjë. Do të dëgjojmë këdo që bën kërkesën. Në vlerësim të dëgjesës do të themi kush e ka tagrin. Qoftë edhe nga pikëpamja formale dhe përmbajtësore të jemi korrektë.
Përfaqësuesi i Sali Berishës, Ledjo Nuraj: Këtu jemi në bazë të kërkesës të bërë në datë 5 Mars, të firmosur nga kryetari Sali Berisha. Ne kemi depozituar para jush kërkesën për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor për zgjedhjet lokale, kemi vënë të gjithë dokumentacionin që parashikon kodi zgjedhor dhe doja të citoja para jush se PD është krijuar që në 1990 dhe ka vijueshmëri 32 vjeçare.
Në Gjykatën e Tiranës është depozituar kërkesa e palës kërkuese e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit ku objekt i kërkesës ka qenë për tu regjistruar në Regjistrin e Partive Politike, sipas vendimit të Kuvendit të Dhjetorit në 2021-in i cili është thirrur në bazë të statutit që ishte në fuqi.
Vendimet që unë po citoj janë të bashkangjitura në kërkesë, kundër këtij vendimi Alibeaj ka bërë një ankim pranë Gjykatës së Apelit, e cila në 3 Mars 2023 ka vendosur që të dërgojë çështjen për rigjykim me ndërrim të trupës gjykuese. Vendimi i Shkallës së Parë akoma i gëzon efektet sepse nuk kanë kaluar afatet e parashtruara nga Apeli.
Duam të regjistrohemi sot pasi Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe organet e partisë sipas dispozitave të ligjit për partitë politike janë ende në fuqi. Edhe vendimi nr.3 i Gjykatës së Tiranë është ende në fuqi dhe i pashfuqizuar dhe mund të merret në konsideratë. Gjykata e Apelit nuk ka një vendim të formës së prerë.
Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen publikisht. Vendimi i Gjykatës së Apelit ende nuk është zbardhur. Ne kërkojmë përpara jush regjistrimin e PD-së Shqipërisë për zgjedhjet vendore sipas dokumentacionit me firmën e zotit Sali Berisha.
Indrit Sefa: Më vjen mirë që KQZ është kaq i hapur në debatin politik dhe gjyqësor duke kaluar në nostalgjinë që komisioneri ka si ish-gjyqtar. Nëse mendon se e ka këtë kompetencë mund t’i hyjmë këtij debati.
Ilirjan Celibashi: Keni të gjithë mundësinë për të shfrytëzuar transparencën e KQZ-së.
Indrit Sefa: Kërkoj një kopje të praktikës së paraqitur nga zoti Berisha.
Ilirjan Celibashi: Kemi 5 minuta pushim. Është ndërprerë seanca.