Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në facebook është shprehur se zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike pasi do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje si dhe shpresën te të rinjtë.
“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron.
Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. ✌️🇦🇱”, shkruan Meta.