Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takimin në Kavajë ku ka prezantuar kandidatit Fisnik Qosja.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se demokratët kanë treguar guximin e tyre dhe nuk janë ndalur para regjimit të kryeministrit Edi Rama.
“Sekti i Rilindjes me në krye Edi Ramën është sekti më antishqiptar që ka njohur kombi. Një proces e ka të hapur me McGonigal, por dosjet i ka deri në tavan. Këtu qëndron edhe frika apo tmerri i largimit nga pushteti. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, në kuptimin e nenit 3 të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se asgjë nuk do ta ndalë opozitën për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe demokratët.
“Në një periudhë 2-vjeçare u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, jo se në jemi mbinjerëzor, por në njëso si Kavaja në ‘902 besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, por ne gabimet i pranojmë dhe nuk i përsërisim.
Ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh, por unë ju them se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje, por ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë.
Asgjë nuk na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Në këto zgjedhje ne vijmë më krenar se asnjëherë në ekzistencën tonë,” tha Berisha.