-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë, ndihmon në avancimin drejt njohjes reciproke

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka adresuar një video-mesazh për edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.

Gjatë këtij adresimi Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Propozimin evropian për normalizim të marrdhënieve.

“Në takimin trilateral në Bruksel unë ofrova të nënshkruaja një marrëveshje bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi, dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi doli nga takimi”, tha Kurti.

Kryeministri përmendi se gjatë javës së ardhshme do të takohen sërish në Ohër.

“Javën tjetër ne do të takohemi sërish në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Ne besojmë se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë ndihmon në avancimin drejt njohjes reciproke”, tha Kurti.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit