-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Humbi kontaktet në Karaburun, gjendet alpinistja 64-vjeçare nga Tirana!

Kryesoret

Është gjetur alpinistja 64-vjeçare, Drita Elezi e cila një ditë më parë humbi kontaktet me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash në Vlorë.

Për shkak të mjegullës në zonë, dyshohet se 64-vjeçarja kishte humbur orientimin dhe është ndarë nga pjesa tjetër e guidës nga Parku i Llogorasë për në gadishullin e Karaburunit.

Kërkimet për 64-vjeçaren nisën ditën e djeshme, në momentin që u raportua se kishin humbur kontaktet me të në vendin e quajtur burimet e “Dedë Hilës”, dhe fatmirësisht sot është gjetur nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.

Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit