-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendet më të pasura dhe me mirëqenie të lartë për vitin 2023, ja ku renditet Shqipëria

Kryesoret

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar një studim në lidhje me vendet më të pasura në botë për vitin 2023. Nga ky vëzhgimin është trajtuar edhe cilësia e jetesës ku në vendet e renditura të parat jetesa ka një cilësi më të lartë mirëqenieje.

Që nga viti 2022, 5 vendet kryesore me PBB-në më të lartë janë:

Luksemburgu

Pasuria e Luksemburgut vjen nga shumë industri të ndryshme, si banka, çeliku, telekomunikacioni dhe turizmi. Edhe pse vetëm rreth 600,000 njerëz jetojnë këtu, është mbresëlënëse që ka mbi 9,000 kompani holding dhe Banka Europiane e Investimeve.

Irlanda

Irlanda, vendi i dytë më i pasur në botë. Rritja e tyre vjen kryesisht nga bujqësia, tekstilet, ushqimi, teknologjia e informacionit, inxhinieria mekanike dhe mjekësia.

Norvegjia

Përafërsisht 30% e PBB-së së Norvegjisë rrjedh nga industria e naftës dhe gazit. Hekuri, magnezi, titani dhe alumini janë ndër eksportet e tyre. Gjatë katër apo pesë dekadave të fundit, ekonomia e Norvegjisë është zhvendosur rrënjësisht nga sektori i peshkimit në biznesin e naftës.

Zvicra

Zvicra është e njohur në mbarë botën për prodhimin e mallrave me cilësi të lartë, dhe njerëzit nga e gjithë bota janë të gatshëm të paguajnë më shumë për këtë.

Katari

Ekonomia e Katarit është një nga më të hapurat në Lindjen e Mesme. Kombi është i njohur për pasurinë e tij të tepruar. Njerëzit e Katarit gëzojnë një nga fitimet neto mujore më të larta në botë, dhe shteti zotëron ose kontrollon pjesërisht disa ikona botërore, nga Empire State Building në Nju Jork deri te klubi i futbollit Paris Saint-Germain në Francë.

Ndërkaq në listën e plotë prej 190 vendesh Shqipëria është listuar e 101-ta me një PBB për frymë prej 6369 dollarë për frymë./ Scan

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit