Bashkia e Tiranës, konkretisht Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka “zgjidhur qesen” duke hapur tender me vlerë 65 milionë lekë (6,583,333 pa TVSH) për të blerë 50 biçikleta elektrike.
Tenderi nga ky institucion, pra IMT-ja është hapur sot në datë 16 Mars dhe do të mbyllet në datë 27 të po këtij muaji për të shpallur fituesin në Prill.
Për momentin, pa paragjykuar procesin që do të çojë te fituesi, duket diçka e pazakontë që në këtë situatë të shpenzohen gati 90 milionë lekë, bashkë me TVSH-në për biçikleta.
Në debatin dhe akuzat mbi ndërtimet pa leje të kullave dhe pallateve në Tiranë që u pasua edhe me pezullimin dhe përjashtimin e disa shefave të policisë, të vetmit që s’i hyri gjemb në këmbë ishte drejtuesi i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Mariglen Qato, që mban detyrën e Kryeinspektorit.
Për të konstatuar ndërtimet pa leje, inspektorëve të Mariglen Qatos u nevojitet vullneti dhe jo biçikletat, pasi ashtu sikur u konstatua disa muaj më parë i kishin në qendër të Tiranës, pa theksuar këtu faktin që tani kemi satelitët…