Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një takim në Bashkinë e Lushnjës ku prezantoi kandidatin e tij për Bashkinë, Eduart Sharka.
Gjatë fjalës së tij Berisha preku edhe temën e shkarkimit të Drejtorit të Parkut Kombëtar të Karavastasë, Ardian Koçi pas një interviste me Zërin e Amerikës.
Ku shtoi se çdo qytetar, çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ta.
“Çdo socialist i ndershëm dhe qytetar i ndershëm duhet të bashkohet me ne. Ardian Koçi, drejtori i Karavastasë, socialist i thekur, nuk ka rëndësi por punëtor i thekur më kanë thënë, që u rrinte i bënte shërbime. E pushuan sepse dha intervistë Zërit të Amerikës?! Nuk ishte halli i intervistës, por se nuk firmoste ndërtimet e oligarkëve, në Karavasta. Mbronte Karavastanë.
Shtroheni ju pyetjen. Çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne. Të dalim nga monizmi, i cili ndrydh lirinë. Ndaj dhe ne në 14 maj nuk votojmë vetëm për Eduard Sharkun, por për demokracinë. Ne nxjerrim mësime nga gabimet,” tha Berisha.