-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet në lule të jetës kompozitori i talentuar shqiptar!

Kryesoret

Është ndarë nga jeta në moshë të hershme, kompozitori i talentuar shqiptar, Andi Bajraktari. Lajmin e trishtë e ka ndarë në rrjetet sociale, akademiku Vasil. S. Tole, muzikolog dhe kompozitor.

Ai ka postuar në Facebook një foto të Bajraktarit, të cilin e konsideron një student ekselent, kompozitor me vlera, mësues e pedagog i përkushtuar, familjar, bashkëshort dhe prind i dashur.

Sipas Toles, Bajraktari po hidhte i sigurt hapat në fazën e thelluar të formimit të tij si kompozitor dhe intelektual i muzikës.

Postimi i plotë i Akademikut Tole:

U pre në mes jeta e një njeriu dhe artisti kompozitor me shpirt të madh. Andi Bajraktari ishte dhe do të kujtohet si personifikim i çdo gjëje të mirë që mund të ketë njeriu: student ekselent, kompozitor me vlera, mësues e pedagog i përkushtuar, familjar, bashkëshort e prind i dashur!

Andi po hidhte i sigurt hapat në fazën e thelluar të formimit të tij si kompozitor dhe intelektual i muzikës. Vepra të reja po shkruante dhe ishte në prag të pranimit për studimet e doktoraturës në muzikë. Ai reflektonte mirësi për gjithshka që e rrethonte.

Na trishtove të gjithëve i dashur Andi me largimin tënd të parakohshēm! Ngushēllimet më të thella për bashkëshorten dhe fëmijët, motrën dhe familjarët si dhe për komunitetin e muziktarëve në Durrës, Tiranë e në gjithë Shqipërinë! I paharruar miku dhe kolegu ynë Andi Bajraktari!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit