-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot vendoset fati i nënës lehonë! Vihet në lëvizje biznesmenët në Shkodër

Kryesoret

Të gjithë presin lirimin e Diana Bahçes. Sot në orën 12:30 do të zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për nënën lehonë, Diana Bahçen, e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në një muaj burg.

Avokatët kërkojnë pezullimin provizor të këtij vendimi dhe të ekzekutohet pasi foshnja të mbushë 1 vjeç. Vendimi do të merret sot rreth orës 12 e 30 minuta.

Gjendja ekonomike e familjes Bahçja është shumë e vështirë dhe për foshnjën kujdeset gjyshja, e cila është në moshë të thyer.

Mediat raportojnë se biznese të ndryshme në Shkodër janë ofruar që t’i paguajnë gjobën Diana Bahçes në mënyrë që vendimi për arrestimin e saj të pezullohet dhe ajo të kthehet pranë fëmijës së saj.

Familjarët e nënës lehonë i lutem drejtësisë: Lirojeni, nuk mund të kujdesemi për foshnjën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit