Gjykata e Tiranës sot pezulloi vendimin e dënimit me burg për Diana Bahçen duke e nxjerrë nënën lehonë nga burgu pasi u arrestua vetëm tetë ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën.
Flet nga “kafazi” në gjykatë nëna lehonë që u arrestua sapo lindi fëmijën
Por prokuroria nuk u tërhoq nga kërkesa për gjobën që duhet të paguajë nëna, ose të rikthehet në burg pasi fëmija të mbushë 1 vjeç.
Nëna lehonë: U thashë policëve kam fëmijën me gji, por ata më arrestuan
Seanca e radhës është vendosur në 14 Prill. Avokati i nënës nga Shkodra dha se disa biznesmenë janë ofruar për të paguar gjobën.
“Në lidhje me gjobën kemi marrë shumë telefonata nga biznesmenë që janë vetëofruar për të paguar këtë gjobë.
150-200 mijë lekë duhet të jetë gjoba, pasi 10 ditë burg i ka bërë. Sot Diana do të shkojë në shtëpi dhe do të përqafojë fëmijën” tha avokati.
Por si është foshnja? “Është mirë” tha i ati i fëmijës.