-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Injorohen dy ofertat më të ulëta! Posta shqiptare i jep “ONE”-it 500 milionë lekë

Kryesoret

Posta shqiptare me drejtuese Anisa Kaltanjin i ka dhënë një tender rreth 500 milionë lekë për dy vite për blerje interneti bashkimit të operatorëve “Communication Progress” dhe “One Albania” mjaft të dyshimtë.

Tenderi është kapur me flamur të kuq nga faqja që monitoron prokurimet publike, që do të thotë se është konstatuar dyshimi se mund të ketë shkelje për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve që ishin në konkurrim përveç fituesit.

“Abissnet” ofroi vlerën më të vogël 39 milionë lekë, por ashtu edhe bashkimi tjetër i operatorëve “Albanian Telecommunications Union” dhe “Digicom” ofruan 45.8 milionë lekë, një vlerë sërish më e vogël se kompania që u shpall fituese me 49.9 milionë lekë.

Posta shqiptare ka renditur disa arsye se përse skualifikoi dy kompanitë që dhanë vlerat më të vogla duke i dhënë rreth 500 milionë lekë kompanisë “Communication Progress” dhe “One Albania”. Mes kompanive në garë ishte edhe “Vodafone Albania” por dha vlerën më të madhe 53 milionë lekë.

Dosja e tenderit
Drejtuar: B.O. “Comunication Progres” sh.p.k. NUIS K01625001C & “ONE ALBANIA” sh.p.k. NUIS J61814094Ë, përfaqësuar me prokurë nga operatori “Comunication Progres” sh.p.k. me adresë: Rr. “Stanislac Zuber”, Nd. 2, H. 19, Njësia Administrative Nr. 17, Tiranë.

Procedura e prokurimit: “Të hapur mbi kufirin e lartë monetar” Numri i procedurës/referenca e Lotit: REF-54512-12-21-2022 Përshkrimi i shkurtër i kontratës: “Blerje Internet-Intranet, Marrëveshje Kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat për 2 vite”, me fond limit 60,000,000 (gjashtëdhjetë milion) lekë pa TVSH.

Në euro – 524,705 (pesëqind e njezet e katër mijë e shtatëqind e pesë) euro, pa TVSH. Publikimet e mëparshme (nëse aplikohet): Buletini i Njoftimeve Publike datë 27.12.2022, nr. 176

Me anë të kësaj, ju informojmë se Ofertuesit e mëposhtëm kanë marrë pjesë në këtë procedurë me këto vlera përkatëse të ofruara:

1. Operatori “Abissnet” SH.A. NUIS K01417001C me ofertë ekonomike 39,231,360 (tridhjetë e nëntë milion e dyqind e tridhjetë e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë) Lekë.

2. B.O. “Albanian Telecommunications Union” SH.P.K. NUIS L014250001U & “Digicom” SH.P.K. NUIS L42018012R me ofertë ekonomike 45,817,640 (dyzet e pesë milion e tetëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet) Lekë.

3. B.O. “Communication Progress” SH.P.K. NUIS K01625001C & “One Albania” SH.A. NUIS J61814094Ë me ofertë ekonomike 49,995,360 (dyzet e nëntë milion e nëntëqin e nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) Lekë

4. Operatori “Vodafone Albania” SH.A. NUIS K11715005L me ofertë ekonomike 53,009,988 (pesëdhjetë e tre milione e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjete e tetë) Lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit