-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi i granatës në Librazhd, flet 45-vjeçari i plagosur

Kryesoret

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kakavec pranë Prrenjasit pasi janë plagosur 3 persona teksa po punonin tokën me bel ka plasur një granatë.

Pas shpërthimit të plagosurit janë dërguar në spital pasi janë plagosur në gjymtyrët e poshtëm të trupit.

Pas marrjes së mjekimit ka folur në lidhje me ngjarjen një prej të plagosurve, 45-vjeçari Olsi Elezi.

Elezi u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi, teksa po punonte me bel tokën e shtëpisë.

Ai deklaroi se nuk e mori vesh se si plasi granata. Sipas Elezit në momentin e ngjarjes kanë qenë 4 persona duke punuar tokën dhe nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty,” deklaroi ai ende në gjendje shoku nga shpërthimi që i shkaktoi dëme në të dyja këmbët.

Mësohet se të plagosura mbetën edhe dy kunatat nga fshati Karkavec dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve të shumta dhe mjaft të rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit