-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Thaçit: Prokuroria po gabon, UÇK-ja nuk kishte organizim

Kryesoret

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specilizuar, janë përplasur rreth asaj nëse UÇK-ja kishte një organizim të mirëfilltë.

Ish-krerët e UÇK-së morën pjesë në seancën për ecurinë e çështjes përmes video-lidhjes. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat i kanë mohuar.

Në pjesën më të madhe të kësaj seance mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, argumentuan faktin se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar dhe se roli i Shtabit të Përgjithshëm ishte i kufizuar dhe me pak ndikim gjatës luftës së viteve 98-99.

Trupi gjykues tha se provat që do të paraqiten në proces gjyqësor nga Prokuroria janë se të akuzuarit kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm që ka pasur kompetenca dhe përgjegjësi të rëndësishme përfshirë disiplinën dhe emërimet.

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, tha se UÇK-ja nuk ka pasur një organizim të mirëfilltë.

“Provat që ne do të paraqesim, gjatë procesit ju do të dëgjoni nga dëshmitarët zinxhirin e komandës në UÇK që ka qenë gjatë viteve 98-99 që ka qenë kaotike, e ndarë në brigada që kanë qenë më vete”, tha Kehoe.

Mbrojtja e të akuzuarve më tej argumentoi faktin se si Prokuroria ka bërë përkufizim të padrejtë në raport me funksionimin dhe funksionet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së duke thënë se UÇK-ja ishte një grup i armatosur joshtetëror. Në këtë diskutim, avokati Kehoe, përmendi po ashtu si dëshmi një dokument të Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilin thuhej se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përshkruar gabimisht UÇK-në si një organizatë që funksiononte me hierarki lartë-poshtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit