-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me drogë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Mal të Zi

Kryesoret

Policia kufitare e Ulqinit ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pasi u kap me  97 kilogramë kanabis sativa.

29-vjeçari me inicialet K.P. po drejtonte një automjet tip “Skoda” me targa shqiptare kur u ndalua nga policia.

Fillimisht ai i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar por më pas ka nisur automjetin duke dëmtuar në këmbë një efektiv policie.

Policia menjëherë e ka ndjekur ku në afërsi të qytetit bregdetar të Kruçës u gjet makina e shqiptarit.

Përmes veprimeve të mëtejshme të policisë atje, është gjetur edhe një automjet tip “Passat” në Klezmë, po ashtu me targa dhe drejtues shqiptar një 30-vjeçar me iniciale A.H., i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i të parit, i cili është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve me qen është arritur të gjendet edhe lënda narkotike, e cila ishte hedhur dhe larguar nga makina tip “Skoda”.

97 kg kanabis sativa bëhet me dije se ishin shpërndarë në 163 pako, të cilat janë dërguar në laborator për t’u ekzaminuar.

Lënda narkotike dyshohet se ka origjinën nga Shqipëria, megjithatë do të jenë hetimet që do të zbardhin të plotë gjithë itinerarin e saj të plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit