-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali!

Kryesoret

Një grup kriminal që merrej me shitjen e kokainës është shkatërruar nga policia italiane. Në pranga kanë rënë 4 persona ndërsa 10 të tjerë janë vënë nën hetim.

Policia në komunën Asti arriti të ndalonte shpërndarjen e rreth 1500 dozave në vlerën totale 300 mijë euro. Tregtia e drogës bëhej përmes kutive të ilaçeve.

Hetimet nisën në fund të vitit 2021 dhe rezulton se 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj ishte në krye të grupit që bënte tregti kryesisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.

Aktiviteti është cilësuar prej tij si “punë”. Disa transferime u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur. Madje bënin edhe shitje nëpër dritaret e shtëpive. Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.

Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i arrestuar dhe Fabiola Ghiotti, që është në arrest shtëpie, të cilët blenë kokainën që e hodhën në sheshin Asti. Ata kishin blerë kokainën për një vlerë rreth 20 mijë euro.

Të tjerët janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët dolën si tregtarë të dyshuar droge. Po ashtu është sekuestruar një pronë në zonën Antignano, një ndërtesë me tokë përkatëse, e blerë me të ardhura të paligjshme.

Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Asti-t, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit