-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sako bën batërdi në Durrës! 300 milionë lekë për palma të “arta”

Kryesoret

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka hapur një tender milioner për gjelbërimin e qytetit për të blerë pisha dhe palma.

Jo pak, por 300 milionë lekë (29.160.620), që duke shtuar edhe TVSH-në shuma rritet akoma më shumë.

Konkretisht do të blihen vetëm 270 pemë dhe lule, 250 mbajtëse pemësh dhe pleh organik.

Një shumë marramendëse, 300 milionë lekë vështirë se ka preventiv që e justifikon pavarësisht shtimit të punës së krahut apo plehut për vetëm 270 pemë dhe lule dekorative.

Edhe prej ari të ishin vështirë se tenderi do të shkonte kaq shumë.

Deri në 5 Prill do të paraqiten ofertat për t’u shpallur më pas fituesi. Ndërsa pemët duhet të mbillen brenda 30 ditëve, pra përpara zgjedhjeve të 14 Majit.

Pas tenderave për rrugët për asfalt elektoral apo atij për blerjen e druve të zjarrit tani që dimri iku, ky është një tjetër tender që ngjall dyshime të forta, por rruga do të kristalizohet në momentin që do të shpallet fituesi.

Specifikime të tenderit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit