Sekuestrohen 34 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës.
Shkon 6 numri i tentativave të goditura gjatë muajve të fundit, për të futur ilegalisht në vendin tonë, shuma të mëdha parash.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z.