Orët e para të mëngjesit të sotëm është ndjerë një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 Rihter në Greqinë.
Lëkundjet sizmike ndodhën rreth orës 02:20. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Amfilochia, ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Patra dhe Prevezë.
Sipas të dhënave thellësia e tërmetit ishte 17.8 kilometra.
Tërmeti me magnitudë 4.6 Rihter u pasua nga një seri pasgoditjesh, me mbi 30 lëkundje me magnitudë deri 3.3 Rihter.