-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas: S’e di si mbijetova!

Kryesoret

Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçika të rajonit siberian Altai, e ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij i ngushtë, Andrei.

Ky i fundit është thirrur nga autoritetet ruse për të luftuar në Ukrainë.

Ndonëse të dy kanë komunikuar vazhdimisht – edhe pas angazhimit të Andreit në luftë – atë kohë kishte kaluar një javë prej kur kishin folur dy miqtë.

“Nuk do ta harroj kurrë atë bisedë telefonike”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë.

“Ka qenë hera e parë që e kam dëgjuar duke folur me zë të dridhur: ‘Nuk e di si mbijetova. Jam i vetmi në grup që kam mbetur gjallë’. Burri ka qarë për 10 minuta derisa më ka treguar se si ushtarët tjerë janë vrarë para syve të tij, duke përfshirë disa vetëm 20-vjeçarë”.

Tash e sa muaj Rusia dhe Ukraina janë duke zhvilluar luftime të ashpra në rajonin e Donbasit, duke përfshirë betejat në qytetet që tani i njeh gjithë bota: Bahmut, Avdivka dhe Marinka.

Luftimet, në të cilat janë përfshirë mercenarët e grupit privat ushtarak rus, Wagner, janë krahasuar me përleshjet më brutale në frontin perëndimor përgjatë Luftë së Parë Botërore.

Edhe themeluesi i Wagnerit, biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, e ka përshkruar ofensivën në Bahmut si “makinë grirëse të mishit”.

“Ai i ka parë duke vdekur dhe nuk ka mundur të bëjë asgjë për t’iu ndihmuar”, ka thënë Ivani për shokun e tij, Andrei.

“Ka qenë mrekulli që ai i ka mbijetuar ofensivës. Në fakt, atij i është thënë se do të shpërblehet me medalje, mirëpo ai ka qenë duke menduar vetëm për një gjë – si të largohet prej aty”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit