Policia ka vënë në pranga 9 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit F. P., 25 vjeç dhe M. V., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin I. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin G. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– S. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– O. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndalun shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.