-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autoriteti i Konkurrencës ndalon vendimin për rritjen e çmimit të patentës

Kryesoret

Autoriteti i Konkurrencës ka ndaluar zbatimin e marrëveshjes mes drejtorisë së Transportit Rrugor, Tatimeve dhe Autoshkollave për dyfishimin e çmimit të patentës.

Me hyrjen në fuqi kjo marrëveshje do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg.

Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar. Komisioni i Konkurrencës e vlerësoi si një akt marrëveshje në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Komisioni vendosi monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose çertifikatës, për një periudhë 1 (një) vjeçare” thuhet në njoftimin për shtyp të AK-së. Këtu mbyllet debati pasi vendimi i sotëm është i detyrueshëm për t’u zbatuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit