Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se Shqipëria ka marrë imazhet e para nga satelitët që janë lëshuar në hapësirë në fillim të këtij viti. Ai shpjegoi se tashmë puna është fokusuar te përpunimi i informacionit që është marrë.
“Të paktën 4 ditë në javë marrim imazhe nga satelitët dhe më pas përpunohen. Kemi staf shumë të mirë. Po bëhet gati edhe trajtimi i tyre me pagë, do të shtohet edhe numri. Stafi merr imazhet dhe i përpunon me gjuhën e përdorshme nga çdo institucion.
Edhe procesi i ndërgjegjësimit të institucioneve që mund ta përdorin, nuk është i lehtë, kërkon kohë. Përdorimi në bujqësi, infrastrukturë apo emergjencat civile.
Edhe bashkitë mund të përdorin imazheritë, por edhe për investimet private në të ardhmen. Puna ka nisur, imazhet vijnë vazhdimisht. Janë edhe në varësi të motit. Nëse është moti me re nuk janë imazhet shumë të përdorshme” tha ai.
Në fillim të këtij viti, në 3 Janar u lëshuan në hapësirë dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2. Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor njoftoi se lëshimi ishte i suksesshëm nëpërmjet Falcon 9 të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex.
6 milionë Dollarë në ajër! Çfarë po ndodh me satelitët e Ramës?