-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryebashkiaku “magjik” i Ramës! Tenderon 10 rrugë me zift elektoral

Kryesoret

Nesër kryeministri Edi Rama do të shpallë zyrtarisht kandidatët që do të garojnë për bashkitë në zgjedhjet e 14 Majit. Mes atyre që do t’u besohet një tjetër mandat duket se do të jetë edhe Tonin Marinaj në Malësinë e Madhe.

Arsyeja? Mjafton të shikosh në faqen e prokurimeve publike lëvizjet që ka bërë vetëm në muajin e fundit, që ende nuk është mbyllur. 10 tendera janë hapur në muajin mars vetëm për sistemim dhe asfaltim të rrugëve pjesë e territorit të kësaj bashkie. Asfalt dhe zift elektoral në çdo cep të mundshëm, pa llogaritur tenderat për supervizim.

Kryetari i bashkisë Tonin Marinaj po vepron me shpejtësi për të bindur deri në minutën e fundit qytetarët e luhatur që ende nuk e kanë ndarë mendjen se për cilin do të votojnë. Tashmë janë në garë me kohën. Milionat janë hedhur. Në 14 Maj qytetarët duhet të ecin mbi asfalt për të shkuar te qendra e votimit.

Disa nga tenderat e bashkisë Malësi e Madhe vetëm për 24 ditët e para të Marsit

Sistemim asfaltim rruga Gjuraj- Koplik i Siperm- 11,834,401.00 Lekë

Sistemim Asfaltim Rruga Veleçiku- 5,280,036.00 Lekë

Sistemim asfaltim rruga “Degezim i rruges Koplik-Razem, per tek rruga e Reçit- 20,462,474.00 Lekë

Sistemim Asfaltim Rruga Drekaj- 6,916,110.00 Lekë

Sistemim asfaltim rruga Syri i Gjonit- 6,097,725.00 Lekë

Sistemim Asfaltim Rruga Çulaj-Skaq- 20,462,474.00 Lekë

Sistemim Asfaltim rruga Grude Fushe poshte ne drejtim te liqenit- 11,424,160.00 Lekë

Sistemim asfaltim rruga e Fermentimit Hotajve dhe Kurtaj ne lagjen Palvar- 12,654,952.00 Lekë

Sistemim Asfaltim Rruga Koplik-Sterbeq-Jubice-Kamice- 65,702,263.00 Lekë

Sistemim Asfaltim Rruga Shen Pali e Shen Pjetri (Bajze)- 7,325,812.00 Lekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit