Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë dhe grupin për zyrtarizimin e kandidatëve të bashkive për zgjedhjet e 14 majit.
“Kam ndarë të njëjtin qëndrim që kisha në shtator, opozita duhet të dalë me kandidatë unikë! Nuk duhet në asnjë mënyrë qe ne të bëjmë betejë kundër nesh, ne kemi një kundërshtar kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ata që përçajnë votën e opozitës”, tha Tabaku.
“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë, kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt juaja, Enkelejd dhe Gazment. Ju duhet të jeni përbashkues”, theksoi Çupi.
Në një pjesë e bashkive pritet që të mbështeten kandidatët e Sali Berishës. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nesër do të mbledhë Kryesinë për të zyrtarizuar emrat e 61 kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e 14 Majit.