-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Stano: Ditët në vijim nis zbatimi i planit europian

Kryesoret

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi para se të merrej vendimi për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër paralajmëroi një ceremoni ku do të merrnin pjesë të gjithë kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian 2 vendet të nënshkruanin planin europian.

Deklaratë u bë disa ditë pas takimit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç ku kishte optimizëm se takimi i radhës do të sillte marrëveshjen e nënshkruar.

Por ky parashikim i Bislimit nuk doli aspak i saktë pasi marrëveshja u njoftua nga Borrel menjëherë pas takimit për mes një deklarate për shtyp.

Deklaratën e Bislimit zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano e ka quajtur një “pretendim”.

Stano shtoi se aktualisht janë të përqendruar që ta çojnë punën përpara në mënyrë që Kosova dhe Serbia të fillojnë pa vonesa të përmbushin zotimet e tyre të bëra në Ohër të shtunën e kaluar.

“Dispozitat e Marrëveshjes (përfshirë Aneksin) tani do të inkorporohen në Kapitullin 35 për Serbinë dhe në agjendën e Grupit Special për Normalizimin për Kosovën. Kjo do të thotë se palët do të jenë të detyruara kontraktualisht të zbatojnë dispozitat nëse dëshirojnë të bëjnë përparim drejt BE-së. Moszbatimi do të thotë të braktisësh rrugën drejt BE-së.

Reputacioni ndërkombëtar dhe besueshmëria e palëve është gjithashtu në rrezik këtu – në mënyrë që të shihen si një partner i besueshëm i BE-së, palët duhet të zbatojnë atë që kanë premtuar.

Në ditët në vijim, tani me miratimin nga Këshilli Europian (udhëheqësit e të 27 shteteve anëtare) institucionet e BE-së do të iniciojnë procesin për operacionalizimin e hapave të parë të fazës së zbatimit së bashku me palët. Siç tha Përfaqësuesi i Lartë të enjten: “Unë do t’i këshilloja ata të bëjnë punën e tyre,” tha Stano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit