-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në Veri!

Kryesoret

Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar “të drejtën demokratike për marrin pjesë në to”.

“Presim që organet kompetente të veprojnë profesionalisht”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Vendet QUINT-it u bënë thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën që mund të prishë zgjedhjet”. Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, me arsyetimin se kërkesat e tyre për kthimin në institucionet e Kosovës – formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe largimin e njësive speciale të Kosovës nga veriu – nuk janë plotësuar.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar procesin e riregjistrimit nga targat serbe në ato të Kosovës.

Këto zgjedhje lokale tashmë janë shtyrë një herë në dhjetorin e kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Edhe atëherë Lista Serbe refuzoi të merrte pjesë, ndërkaq, në prag të përgatitjes së procesit zgjedhor, u regjistruan disa incidente, ku u përdorën armë zjarri dhe granata dore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit