-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Christofer Hill vizitë në Luginën e Preshevës

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës në Kosovë, të hënën dhe të martën.

Diplomati Hill do të takohet me disa personalitete në këtë zonë, duke filluar me Komunën e Bujanocit, ku pritet të takojë Kryetarin e Komunës së Preshevës, Nagip Arifi dhe deputetin shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Ai do të vazhdojë vizitën e tij në Komunën e Preshevës, ku pritet të takojë kryetarin Arifi.

Sipas burimeve të Paparacit, ambasadori amerikan Hill do të jetë mysafir edhe në Televizionin Lokal “Aldi” në Preshevë, ku do t’i drejtohet qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Kjo është vizita e parë e Ambasadorit Hill në Luginën e Preshevës, që nga ardhja e tij në krye të Ambasadës Amerikane në Beograd.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit