-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e Ohrit, Kurti pas takimeve në Tiranë: Mbështetja ishte e qartë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka falënderuar krerët e partive pas takimeve të zhvilluara ditën e sotme  në Tiranë.

Kurti u shpreh se se informoi politikanët e Shqipërisë për marrëveshjen e Ohrit e për Qeverisjen e tij dy vjeçare.

Postimi i Kurtit:

E diela e fundjavës së fundit të muajit mars, ishte ditë e një vizite pune në kryeqendrën e Republikës së Shqipërisë.

Takova presidentin Bajram Begaj, kryekuvendaren Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta.

Secilin prej tyre e njoftova për së afërmi me procesin e dialogut, takimin e 18 marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet përbërëse të saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare.

Takimet ishin të përzemërta. Mbështetja ishte e qartë. Falënderoj krerët e institucioneve shqiptare për mikpritjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit