Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Arben Spahiun dhe Arsen Preçin të cilët u vunë në pranga lidhur me atentatin e parandaluar në Elbasan.
Dy të pandehurit i janë drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesë për lehtësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Në shkurt të këtij viti Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u vunë në pranga pas një kontrolli të automjetit tip ‘BMW’, ku u gjetën armë të cilat dyshohej se do të përdoreshin në ngjarjen kriminale.
Në çantën e gjetur në automjet ndodheshin 3 kallashnikovë si dhe bidona benzine.
Arben Spahiu është kunat i Erjon Alibejt të arrestuar për llogari të SPAK, si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në 2020 në Elbasan.