Del foto e mjetit të djegur të përdorur nga autorët qe qëlluan me arme në drejtim të televizionit “Top Channel” në Manzë. Si pasojë e të shtënave rreth orës 01:00 të mesnatës ka vdekur roja i televizionit, 60 vjeç.
Kujtojmë se mjeti u gjet i shkrumbuar në zonën e Golemit, ndërsa policia ka gjetur brenda mjetit edhe një armë zjarri të llojit kallashnikov, me të cilin dyshohet të jetë kryer sulmi.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Mjaftoi një prej tyre që të linte të vdekur në vend, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili mori një plumb në trup.
Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizionit “Top Channel”. Sulmi është drejtuar tek hyrja kryesore e televizionit, e cila kufizohet me rrugën, por më pak se 200 metra distancë ndodhen studiot ku aktualisht po zhvillohet programi “Big Brother Vip”.