-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja vret burrin LIVE në Facebook

Kryesoret

Një grua në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar pasi vrau në gjakftohtësi bashkëshortin e saj në shtëpi.

Policia e Lowndes njofton se 28-vjeçarja Kadejah Michelle Brown e qëlloi me një plumb bashkëshortin teksa po ziheshin gjatë një videoje live në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë u pa drejtpërdrejt nga qindra ndjekës të çiftit që lajmëruan policinë, e cila gjeti në vendngjarje trupin e pajetë të burrit.

Sipas policisë bëhet fjalë për një rast dhune në familje, ku debati i ashpër degradoi në përplasje fizike e më pas deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

28-vjeçarja tashmë ndodhet prapa hekurave në pritje të vendimit të drejtësisë për këtë krim të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit