-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hileja e mashtrimit! Sekuestrohen “Audi”, “Benz” dhe “Porsche” luksoze

Kryesoret

Në Shkodër janë sekuestruar 6 automjete luksoze të markave të ndryshme. Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në hetim është edhe një tjetër person pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme. Në pranga ka rënë 22-vjeçari Ervin Çobaj dhe u shpall në kërkim Gentian Çela, 33 vjeç.

Dy personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin qytetarë të ndryshëm, me pretendimin se çmimin për blerjen e automjeteve (kryesisht luksoze), do e transferonin në llogarinë bankare përkatëse të shitësit të automjetit.

Këta persona pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre, përmes llogarive bankare. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete luksoze të llojeve “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “Porsche”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit