Në Ukrainë vijojnë sulmet me dron, shpërthime dhe zjarre në Kiev. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se Moska ka testuar raketa kundër anijeve në Detin e Japonisë.
Ndërkohë 18 tanket Leopard të premtuara dy muaj më parë janë dërguar nga Gjermania në Kiev për mbrojtjen ndaj sulmeve ruse. Kanë mbërritur edhe tanket e para britanike Challenger.
Kjo forcon fuqinë e Ukrainës, por Kremlini njofton se Rusia do të vijojë planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pavarësisht nga reagimi i Perëndimit.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev ka kërcënuar se Moska posedon armë të avancuara dhe unike të afta për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar frontin në Zaporizhzhia, ku ka shprehur mirënjohje për luftëtarët që nuk dorëzohen.